Zum Inhalt springen

Parimet dhe qëllimet e Nisa Elite

Në NisaElite besojmë se edukimi i fëmijëve është një udhëtim i bukur që ndërthur zhvillimin shpirtëror, moral dhe akademik. Misioni ynë është të ofrojmë libra edukativë, seminare dhe kurse të shumëllojshme, si edhe këshilla praktike për prindërit, duke i mbështetur ata në rritjen e fëmijëve me vlera dhe dashuri për dijen.

NisaElite përfaqëson një vizion të qartë: gra që janë elitare në dije. Emri bashkon idenë e identitetit femëror me forcën e njohurisë, duke theksuar se dija është çelësi i vetëdijes, pavarësisë dhe zhvillimit personal.

NisaElite beson se gratë, kur kanë akses në dije dhe edukim cilësor, bëhen jo vetëm më të sigurta në veten e tyre, por edhe një burim frymëzimi për familjet dhe komunitetin përreth. Kjo platformë synon të krijojë hapësira mësimi, reflektimi dhe rritjeje, ku edukimi është një vlerë dhe jo privilegj.

Kush qëndron pas NisaElite?

Pas kësaj faqeje qëndron një nënë, ëndrra më e madhe e së cilës është të krijojë një hapësirë ku vajzat të rriten me dijen si parim dhe jo si fat. NisaElite lindi nga bindja se edukimi, veçanërisht për vajzat, është themeli i një shoqërie të shëndetshme dhe të vetëdijshme.

Emri im është Amarilda Thanasi, jam 30 vjeç dhe nënë e katër fëmijëve. Fëmijërinë dhe rininë time i kam kaluar në Tiranë, ku përfundova gjimnazin “Sami Frashëri”. Më pas, vazhdova studimet e larta në Gjermani, ku kam studiuar letërsi dhe gjuhë gjermane e angleze, si dhe mësuesi. Aktualisht, jam në përfundim të masterit në Media dhe Shkenca Kulturore.

Kam një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, si në formë private ashtu edhe në institucione shtetërore, kryesisht me të rinj dhe të rritur. Përveç punës sime profesionale, më pëlqen leximi, aktivitetet kreative dhe koha me familjen. Këto elemente janë një pjesë thelbësore e vizionit tim për NisaElite – një platformë që ndërthur edukimin, frymëzimin dhe rritjen personale.

Zbuloni libra për fëmijë, kurse dhe artikuj mbi familjen.

Këta libra nxisin imagjinatën dhe vlerat thelbësore të jetës, duke i lejuar fëmijët të mësojnë dhe të zhvillohen nëpërmjet lojës.

Artikujt tanë janë një pasyrë e përditshmërisë së nënave. Jo kritikë por mbështetje. Jo si duhet të jetë por si është.

Kurset tona ju ofrojnë nënave dhe vajzave një hapësirë dije, shkëmbimi dhe motivimi.